Kosovë

Kufiri i pritjeve të gjata

Foto: Koha
 

Të zhgënjyer me pritjet e gjata janë shprehur disa bashkatdhetarë që të enjten kishin vendosur të udhëtonin në vendet perëndimore nëpërmjet pikës kufitare në Merdar. Deri në pesë orë kanë qenë pritjet në kolonën e gjatë që ishte krijuar këtë pasdite, shkruan sot Koha Ditore.

Për këto pritje ata më shumë i kanë fajësuar policët serbë që nuk kanë punuar në proporcion me numrin e udhëtarëve. Por, kanë kërkuar reciprocitet nga policët e Kosovës që të mos i lejojnë të futen udhëtarët serbë në Kosovë derisa t’i eliminojnë pritjet e udhëtarëve shqiptarë nga ana e kundërt.