10 projekte për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në Gjilan

10 projekte për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në Gjilan

Feim Azemi 23 July 2019 11:31

Në bazë të planit të prokurimit për këtë vit do të implementohen 10 projekte të ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në Komunën e Gjilanit.

Komuna ka ndarë buxhet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Livoq të Epërm dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Livoq i Poshtëm, si dhe asfaltimin e rrugës “7 shtatori“, e cila gjendet në zonën urbane dhe asfaltimin e rrugëve në lagjen “Poredin”, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse buxhet është ndarë edhe për rregullimin e rrjetit të infrastrukturës, e cila shtrihet në lagjen e “Poredinit” dhe në lagjen e “Kumanovës” dhe rregullimin e rrjetit të kanalizimit në lumin Stanishorka, dhe rregullimin e rrjetit të kanalizimit te Parku Baja.

Gjersa projekti i ndërtimit të rrugës Verbicë e Zhegovcit-Sllovi në gjatësi prej 7 kilometrave financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, deklaron se fshati Dobërqan është përfitues i projektit për rregullimin e kanalizimit dhe shtratit të lumit, ngase komuniteti kishte kontribuar në ruajtjen e mjedisit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme