Komuna formon ekip punues për furnizim të rregullt me ujë Foto: Driton Paçarada / Koha

Komuna formon ekip punues për furnizim të rregullt me ujë

Agim Ademi Agim Ademi 20 July 2019 09:42

Banorët e Lipjanit dhe fshatrave përreth po vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm që furnizohen nga kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.

Me gjendje më të keqe të furnizimit janë duke u përballur banorët nëpër katet e larta banesore derisa shtypja e ujit gjatë sezonit veror nuk po arrin mbi katin e katërt.

Banorët derisa janë taksapagues të rregullt të faturave të ujit, kanë kërkuar që Komuna dhe KUR “Prishtina” ta ndërtojnë sistemin e pompimit në disa banesa kolektive, në të cilat është hisedare edhe Komuna ose duhet ta rregullojë sistemin qendror të pompimit për tërë qytetin e Lipjanit.

Ndërkohë, Komuna e Lipjanit për të mos e shpallur një gjendje emergjente, ka krijuar një ekip punues për ta gjetur një zgjidhje të furnizimit më të mirë të ujit të pijshëm. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme