Kosovë

Malisheva përkujton dëshmorët e rënë në Betejën e Rahovecit

 

Sot janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Malishevës, të rënë më 19 korrik, në Betejën e Rahovecit, Sadik Shala, Hamdi Berisha, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi dhe Habib Berisha.

Në nderim të dëshmorëve, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në vendet e rënies së tyre dhe tek lapidari në Rahovec.