Ferizaj rrit transparencën në disa sektorë

Ferizaj rrit transparencën në disa sektorë

Agim Ademi Agim Ademi 18 July 2019 09:33

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka prezantuar transparencën për komunat e Kosovës për tre vjetët e fundit. Sipas kësaj matjeje, Komuna e Ferizajt ka shënuar rritje të theksuar gjatë 2018-s.

Kjo OJQ më së shumti është bazuar në transparencën buxhetore, në publikimin e buxhetit, planin e prokurimit, raportin e auditorit të përgjithshëm, raportet e shpenzimeve financiare etj., andaj kjo komunë ka publikuar 100 për qind këto të dhëna, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë 2018-s Komuna e Ferizajt ka shënuar rritje të transparencës edhe në publikimin e njoftimeve për kontrata të prokurimit publik. Komuna e Ferizajt numëron gjithsej 108 mijë e 610 banorë, ndërkaq buxheti komunal për 2018 ishte 29 milionë e 248 mijë e 881 euro. Po ashtu, sipas KDI-së, numri i zyrtarëve publikë është 2 mijë e 387.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme