Kuvendarët e Lipjanit për gjashtë muaj miratuan 24 vendime

Kuvendarët e Lipjanit për gjashtë muaj miratuan 24 vendime

Agim Ademi Agim Ademi 12 July 2019 12:31

Kuvendi Komunal i Lipjanit gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti ka nxjerrë gjithsej 24 vendime në pesë seanca të rregullta.

Po ashtu janë shqyrtuar gjithsej gjashtë rregullore të ndryshme dhe katër raporte të ndryshme. Puna e Kuvendit Komunal në Lipjan është vlerësuar nëpërmjet një raporti nga OJQ “YAHR”, e cila ka monitoruar çdo zhvillim të institucioneve lokale, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin e kësaj OJQ-je janë nxjerrë edhe vlerësimet e kuvendarëve më aktivë dhe më pasivë për këtë periudhe të vitit, andaj kuvendarët e ashtuquajtur “shikues” apo “memecë” në këto mbledhje janë: Arif Miftari, Naim Stullca, Mehmetali Krasniqi, Naim Jahiri, Ramadush Tasholli dhe Fatime Krasniqi nga subjekti i LDK-së, pastaj Hajdin Bytyqi dhe Safete Amerllahu nga AKR-ja dhe Manush Shamolli nga Nisma Socialdemokrate.

 (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme