Alternativa kërkon dorëheqjen e Ardian Gjinit

Alternativa kërkon dorëheqjen e Ardian Gjinit

10 July 2019 14:56

Partia më e madhe opozitare në Gjakovë, Alternativa, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, për shkak të degradimit dhe pasurimet e zyrtarëve komunalë.

i tregoi të gjithëve se jo vetëm se është i njëjtë si Lekaj, por është edhe më diletant dhe mendjelehtë se Lekaj. Një e përbashkët nuk mund t’ju mohohet: Rreth krimit dhe korrupsionit të dytë janë të përbashkuar”, thuhet në deklaratën e Alternativës.

Alternativa konsideron se Gjakova sot ka degradimin më të shpejtë, pasurimet e zyrtarëve komunal shumë më të shpejtë, ofendimet dhe gënjeshtrat publike ndaj qytetarëve të komunës, ndërsa në kohë rekorde sipas tyre kryetari Gjini arriti të marrë edhe zyrtarisht titullin shpifës.

Ky subjekt politik thotë se Gjini nuk ka deklaruar se është bashkëpronar i një kompanie ndërtimore, së bashku me një person që sipas tyre zyrtarisht ka aktakuzë bashkë me ish-kryetarin e Gjakovës, Pal Lekaj për keqpërdorim të subvencioneve në Komunën e Gjakovës.

“Raporti i auditorit, punësimet familjare dhe partiake, degradimi i ambientit, lejet e ndërtimeve kundër planeve rregulluese urbane, keqpërdorimet në menaxhimin e projekteve kapitale, tregojnë më së miri nivelin e rënies së besimit ndaj një kryetari i cili për interesat e tij dhe të bashkëpunëtorëve në biznes, shkel edhe kodin penal të Republikës së Kosovës”, vijon deklarata.

Alternativa i bënë thirrje organeve të drejtësisë që ta hetojnë deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga ana e kryetarit Ardian Gjini dhe të ndërmarrin veprime konkrete ndaj shkeljes së Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme