Alternativa: Me foto të Tiranës, Gjini mashtron qytetarët e Gjakovës

Alternativa: Me foto të Tiranës, Gjini mashtron qytetarët e Gjakovës

09 July 2019 15:46

Alternativa në Gjakovë, thotë se kryetari Ardian Gjini po mashtron qytetarët e këtij vendi.

Alternativa, thotë se Kryetari i Komunës së Gjakovës, si arsyetim ndaj reagimit qytetar për murosjen e parkut të “Lirisë” të lagjes “Gecë” në Gjakovë, në një postim publik, ka përdorur fotot e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, si mashtrim kinse është Gjakova.

Image

“Përveç kësaj, kryetari Ardian Gjini ka postuar foto të viteve të mëparshme të Gjakovës duke thurrur lavde për "projektet" e qeverisjes së tij”, thuhet në komunikatë.

Ndonëse, Gjini duket se ka fshirë pikërisht këtë foto nga postimi që ka bërë, raporton Koha.net.

 

Alternativa konsideron se llojet e tilla të mashtrimit publik, janë bërë agjendë ditore e kryetarit Ardian Gjini dhe qeverisjes së Aleancës në Gjakovë.

“I gjithë ky manipulim ka ndodhur pas reagimit të partive opozitare dhe qytetarëve të Komunës së Gjakovës, për murosjen e Parkut të “Lirisë”, si projekt shëmtues urban që mbulon vlerat historike të lagjes Gecë dhe më gjërë. Kujtojmë se brenda hapësirës së rrethuar me mure, ndodhet varri i heroit kombëtar Sulejman Vokshi, si dhe lokacioni i paraparë për memorialin e të rënëve të familjes Dervishdana, Kërleshi dhe Hoxha, dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë. Alternativa në kordinim me partit të tjera politike në Gjakovë, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku edhe do kërkohet rrënimi i murit të sapo ndërtuar nga qeverisja e Ardian Gjinit, punime këto që janë realizuar pa projekt, pa debat publik dhe pa përfillur procedurat ligjore dhe rregulloret në fuqi”, përfundon komunikata e Alternativës.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme