Fillojnë punimet në rrugën Bibaj - Driton Islami në Ferizaj

Fillojnë punimet në rrugën Bibaj - Driton Islami në Ferizaj

05 July 2019 13:14

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Bibaj (Kyçja R6) - Driton Islami (N2) Ferizaj.

Lekaj tha se është i përkushtuar që të investojë në Ferizaj dhe komunat tjera, sepse ato janë baza e zhvillimit të vendit dhe këto projekte mundësojnë lëvizje më të lirë të mallrave dhe njerëzve, duke ndihmuar zhvillim të bizneseve, nëpërmjet lidhjes me autostradë.

Ky projekt është financim i MIT-së me vlerë prej 1 milion e 325 mijë euro dhe ka gjatësi prej 2.2 kilometra.

“Në kuadër të saj, do të asfaltohen edhe 7 rrugica tjera që lidhen me këtë rrugë. Krahas rrugës, do të punohet edhe në kanalizimin përgjatë këtij aksi rrugor”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme