Organizata joqeveritare mjedisore “Let's do it Peja” ka publikuar një raport të hulumtimit të zhvilluar në Komunën e Pejës për përmirësimin e shërbimit të menaxhimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Pejës.
Ky hulumtim i zhvilluar me programin e financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, që zbatohet nga organizata Iniciativa Kosovare për Stabilitet, “LENS” dhe Friedrich Ebert Stiftung dhe që është implementuar nga “Let’s do it Peja”, siç tregoi Meivis Struga, ekspert i angazhuar nga Shqipëria për këtë hulumtim dhe raport, ka pasur për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për menaxhimin e mbeturinave, shkruan sot Koha Ditore.
“Ne kemi menduar që me këtë hulumtim të shikojmë cili është niveli i perceptimit qytetar për menaxhimin e mbeturinave dhe cilat janë nevojat dhe problematikat. Njëkohësisht, me një anketim të zhvilluar me qytetarë, kemi dashur të shikojmë edhe nivelin e ndërgjegjësimit dhe informimit të qytetarëve për menaxhimin e mbeturinave”, tregon Struga qëllimet e këtij projekti të realizuar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)