Kosovë

Hapet një pikë e grumbullimit të qumështit në Malishevë

Hapet një pikë e grumbullimit të qumështit në Malishevë

Sot në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës, edhe zyrtarisht është hapur pika e grumbullimit të qumështit. Hapja e kësaj pike, vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë fermerët e Komunës së Malishevës, pasi është një pikë grumbulluese shumë moderne dhe ju mundëson fermerëve që të bëjnë dorëzimin e qumështit, më afër fermave të tyre.

Në hapjen e kësaj pike grumbulluese, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i bujqësisë, Murat Hoxha, të cilët e uruan pronarin Sami Krasniqi, për hapjen e pikës dhe vazhdimin e traditës së tij, për grumbullimin e qumështit.