Arbëri

Obiliqi angazhon mësimdhënës pa diplomë fakulteti

Komunarët e Obiliqit kanë angazhuar mësimdhënës në kundërshtim me ligjet në fuqi. Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur shkelje ligjore në dy konkurse të ndara për mësimdhënës në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky raport, që flet për mangësi në rekrutimin e mësimdhënësve në qeverisjen e Obiliqit dhe gjetje të tjera (për 2018), ende nuk ka dalë në faqen zyrtare të ZKA-së, por i njëjti është diskutuar në Kuvendin Komunal.

“Sipas UA 17/2009 (MAShT) ‘Procedura e zgjedhjes së personelit arsimor në shkollë’, neni 4. 2 Komisioni për zgjedhjen e personelit arsimor do t’i shqyrtojë të gjitha kërkesat e kandidatëve dhe në bazë të kritereve të përcaktuara do të përpilohet lista e ngushtë prej tre (3) kandidatëve për intervistë. Në konkursin për dy (2) mësues klase në SHFMU ‘Fazli Grajqevci’ kishin aplikuar 15 kandidatë, ndërsa komisioni kishte përfshirë në listë të ngushtë tre (3) prej tyre, për të cilët nuk kishim dëshmi rreth përzgjedhjes së tyre”, thuhet në raportin e ZKA-së për Komunën e Obiliqit.

Ndërkohë jashtë listës së ngushtë kishin mbetur kandidatë me më shumë përvojë pune....(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)