Arbëri

Mungesa e një autoambulance në QKMF pasivizon ekipin e patronazhit

Mungesa e një autoambulance prej disa vjetësh në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka bërë që ekipi i patronazhit t’i ndërpresë vizitat shtëpiake për personat e palëvizshëm dhe me sëmundje të ndryshme, të cilët kanë nevojë për vendosje të katedrës, për infuzione, injeksione etj.

Ndërkohë stafi mjekësor i Emergjencës dhe i QKMF-së në Lipjan, këto vizita te pacientët po i realizon në mënyrë private, jashtë orarit të punës.

Familjarët e pacientëve kanë thënë se ekipi i patronazhit në Lipjan duhet të aktivizohet për të sjellë shërbime mjekësore për të gjithë qytetarët që kanë nevojë, shkruan sot Koha Ditore.

Ahmet Sadiku, banor nga fshati Poturoc i Komunës së Lipjanit, është ankuar se në Lipjan është politizuar edhe shëndetësia, madje për të marrë një mbështetje nga ekzekutivi i Komunës duhet të radhitesh në subjektin e LDK-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)