Arbëri

Pastrohet ujëvara e Mirushës, bëhet thirrje të mbrohen bukuritë natyrore

Let’s Do It Kosova ka organizuar aksion pastrimi në Ujëvara e Mirushës së bashku me organizatën “River cleanup” në kuadër të shënimit të Ditës së Mjedisit.

Luan Hasanaj, drejtor i Let’s Do It Kosova, tha se Ujëvara e Mirushës është një ndër pikat më të mira turistikë të vendit tonë.

Por sipas tij, Mirusha nuk është në gjendje të mirë, dhe kjo thotë ai tregon kultura e jonë nuk është në nivelin e duhur.

“Jemi në ujëvarën e Mirushës më njërën prej pikave më të mira turiste të vendit tonë e cila nuk është në gjendjen më të mirë që do të duhej të ishte, pra lokacionet si ky e promovojnë më së miri vendon tonë vlerat tona të natyrës mirëpo krahas kësaj i promovojmë vlerat e tona të kulturës dhe nëse ne hedhim mbeturina në këto lokacione atëherë po tregojmë që megjithatë niveli jonë nuk është në pikën që duhet”, ka thënë ai.

Ai po ashtu shtoi se do të vazhdojnë me aktivitete, ku gjatë vikendit do të pastrojnë lokalitetin ku bëhen bashkë Drini i Bardhë dhe Drini i Zi.

“Me këtë intensitet sigurisht që do të vazhdojmë, nëpër lokalitete të tjera nesër do të jemi në Shqipëri së bashku me shumë vullnetarë ku do të pastrojmë hapësirën ku bëhen bashkë Drinin e Bardhë dhe Drini i Zi. Edhe një herë dua të them që promovimi më i mirë i vendit tonë është përmes ruajtjes dhe kujdesit për këto hapësira siç është Ujëvara e Mirushës, e Drinit si dhe shumë e shumë lokacione të tjera të cilat i kemi në Kosovë”, ka potencuar ai.

Tomas De Goore drejtori i organizatës “River clenup”, bëri thirrje që njerëzit të mos gjuajnë mbeturina dhe të shijojnë bukuritë e natyrës.

“Një pamje shumë e bukur pran kësaj ujëvare të madhërishme, vendi juaj është shumë i bukur mirëpo ka kontrast është paradoks se si njerëzit mund të ndotin bukuri kaq të mëdha natyrore. Kështu që kisha dashtë me ju bë thirrje njerëzve që vinë këtu, e kanë shumë të thjesht me ndihmuar vetëm mos gjuani mbeturina, mos i leni mbrapa dhe shijojeni bukurinë”, ka shtënë ai.

De Goore po ashtu tha se synimin tyre është që përmes pastrimit të lumenjve t’i bashkojnë njerëzit.

Ai përmendi se ky është aksioni i dytë bashkë më Let’s Do It Kosova pasi dje kishin pastruar lumin Drini i Bardhë.

“Sot ka qenë aksioni i dytë në Kosovë mirëpo kemi pas aksione gjithashtu në Shqipëri në Greqi, kështu që ne si ‘River clenop’ dëshirojmë të i bashkojmë njerëzit në gjithë botën për me i pastruar lumenjtë dhe kësaj radhe i kemi 10 lumenjtë që dëshirojmë i pastruar, dhe çdo vit synojmë më shumë. Esenca e këtij aksioni është që me i bashku njerëzit për një qëllim të përbashkët që është të mbajmë lumenjtë të pastër”.