Sot, është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së granteve për përfituesit e Komunës së Obiliqit,në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Qeveria Gjermane në partneritet me komunën e Obiliqit dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i komunës, Xhafer Gashi, i cili i uroi 30 përfituesit e përzgjedhur të këtij projektit, njëkohësisht i njoftoi se tanimë në komunën e Obiliqit po krijohen mundësitë e reja për përkrahjen e bizneseve dhe ndërrmarrësve përmes Ligjit për Obiliqin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin bizneset e tyre.
Ky projekt është bashkëfinancim mes komunës së Obiliqit dhe organizatës Help, vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjeve, jo para të gatshme.