Kosovë

PDK-ja akuzon kryetarin Imri Ahmeti për nepotizëm

 

Subjekti më i madh opozitar në Lipjan, Partia Demokratike e Kosovës, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për punësime të militantëve dhe të afërmve të tij nëpër institucione publike.

Nëpërmjet një reagimi publik, që ka bërë të dielën kjo parti, ka akuzuar Ahmetin për punësime të paligjshme, të cilat më së shumti janë bërë në Qendrën për Punë Sociale, në administratë dhe në disa dikastere të tjera, shkruan sot Koha Ditore.