Kosovë

Filloristët e Klinës me probleme të mëdha në të parë

Filloristët e Klinës me probleme të mëdha në të parë

Projekti për kontrollin mjekësor të syve të nxënësve në shkollën fillore “Ismet Raci” në Klinë ka nxjerrë të dhëna shqetësuese për gjendjen e tyre në shëndetin e të parit, shkruan sot Koha Ditore.

Këto kontrolle mjekësore në këtë shkollë, që janë kryer me qëllim të diagnostikimit të nxënëseve që kanë dëmtime në të parë, janë zhvilluar dy ditët e kaluara në kuadër të projektit “Mbështetje për fëmijë me dëmtim në të parë në procesin edukativo-arsimor”, që është zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Klinës dhe organizatës “Lions International-Lions Club Peja”, bazuar në një memorandum të nënshkruar nga të dyja palët.