Arbëri

Latifi akuzohet se e ka kthyer zyrën e Komunës së Rahovecit në seli partiake

Dega e PDK-së në Rahovec, të enjten, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Smajl Latifi, për shfrytëzimin e zyrës së tij për aderime respektivisht aktivitete partiake, shkruan sot Koha Ditore.

Veprimet e kësaj natyre kjo parti politike i ka quajtur të papranueshme si dhe të dëmshme për institucionin.

Ndërkohë, monitoruesit e shoqërisë civile konsiderojnë se pos dëmtimit të imazhit institucional, praktikat e tilla krijojnë edhe opinion negativ sa i përket ofrimit të shërbimeve për gjithë qytetarët pa dallime partiake.

Por, kabineti i kryetarit ka arsyetuar se lidershipi komunal në vazhdimësi pret qytetarë të Rahovecit në objektin e komunës dhe se në ndonjë rast të caktuar, ka individë që shprehin dëshirën për aderim në partinë e kryetarit....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)