Acarime rreth përzgjedhjes së drejtorit të ri të QKMF-së në Istog

Acarime rreth përzgjedhjes së drejtorit të ri të QKMF-së në Istog

Ilir Osmanaj 21 May 2019 10:32

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog pas tetë vjetësh do të ketë një drejtor tjetër. Komisioni intervistues është përcaktuar që mjeku Ymer Vuthi të jetë drejtor i ri i kësaj QKMF-je, i cili ka qenë njëri prej katër kandidatëve që kanë konkurruar në këtë konkurs për postin drejtues të këtij institucioni për katër vjetët e ardhshëm.

Por disa nga kolegët e Vuthit e kanë kundërshtuar përzgjedhjen e tij në këtë pozitë, duke e cilësuar si person joadekuat për të bërë këtë punë, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, paneli intervistues e ka mbrojtur vendimin e vet, me arsyetimin se Vuthi është punëtor i dalluar.

“Paneli intervistues e ka zgjedhur Ymer Vuthin drejtor të ri të QKMF-së, për shkak të përvojës së tij dhe edhe për arsye se ai është punëtor i dalluar, ka më së shumti pacientë, si dhe respekton më së shumti orarin e punës”, ka thënë Mujë Osmanaj, drejtor i Shëndetësisë në Istog.

Ai ka thënë se Vuthi është zgjedhur javën e kaluar dhe ka një afat prej 30 ditësh për ankesa të kundërkandidatëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme