Kosovë

Projekti katërmilionësh i Komunës së Ferizajt nuk figuronte në asnjë plan

Projekti katërmilionësh i Komunës së Ferizajt nuk figuronte në asnjë plan

Projekti katërmilionësh “Bashkimi i qytetit”, të cilin ka filluar ta realizojë Komuna e Ferizajt nuk ka figuruar fare në planifikimin buxhetor, as në kodet buxhetore dhe as në planin e prokurimit.

Këto konstatime i ka nxjerrë rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, të hënën, pas monitorimit përgjatë periudhës së fundit kohore të procesit të këtij projekti, duke thënë se për të madje nuk është bërë as studimi i fizibilitetit.