Komuna e Klinës ende nuk po arrin t’i përfundojë procedurat e aktivitetit të prokurimit të nisura në shtatorin e vitit të kaluar për hartimin e projekteve zbatuese për rrugë, trotuare dhe ura në Komunën e Klinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë tender, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ia ka kthyer Komunës sërish në rivlerësim, pasi e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar ankesën e njërit operator konkurrues në këtë tender. “Lidhur me aktivitetin e prokurimit për hartimin e projekteve zbatuese për rrugë, trotuare dhe ura në Komunën e Klinës është anuluar njoftimi për dhënie të kontratës dhe aktiviteti i prokurimit kthehet në rivlerësim.
Paneli shqyrtues i OSHP-së ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues-Komuna e Klinës nuk e ka bërë ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve që parasheh neni 59 i LPP-së dhe obligohet autoriteti kontraktues që gjatë rivlerësimit të ofertave që t’iu përmbahet të gjitha dispozitave të LPP...”, thuhet, ndër të tjera, në dokumentin e publikuar pardje në faqen zyrtare të kësaj gjykate për tenderë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)