Arbëri

Ndërrimi i drejtorit të Arsimit kritikohet nga opozita në Prizren

Foto: Alban Bujari / Koha / ilustrim

Ndërrimi i drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit është kritikuar nga partitë opozitare në nivelin lokal.

Përfaqësues të degës së PDK-së në Prizren këtë veprim e kanë cilësuar si qasje joserioze ndaj sektorit të rëndësishëm të arsimit, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa ata të AAK-së kanë shprehur qëndrimin se lidershipi komunal ka larguar drejtorin e deritanishëm të Arsimit për ta ruajtur keqqeverisjen.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, duke iu referuar edhe raportimeve të mediave që drejtori i ri i Arsimit, Gani Gërmizaj, është edhe refer futbolli, në rrjetet sociale ka shprehur qëndrimin se ky është “rast ilustrativ i qasjes joserioze ndaj sektorit shumë të rëndësishëm të arsimit”....(Më shumë lexoni sot Koha Ditore)