Arbëri

Për tri projekte të zvarritura, Komuna e Gjilanit kërkon ndihmën e Qeverisë

Autoritetet komunale të Gjilanit janë ankuar se për tri projekte të zvarritura, Qeveria e Kosovës nuk po i mbështet në finalizimin e tyre. Ndërkaq thonë se pjesën e tyre të punës e kanë kryer.

Ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërtimi i stadiumit të qytetit dhe ndërtimi i palestrës sportive në fshatin Zhegër kanë mbetur peng i përkrahjes së nivelit qendror, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shprehur shqetësimin se ata nuk kanë pranuar përgjigje për shkresat të cilat i janë drejtuar nivelit qendror të qeverisjes në të cilat kërkohet zhbllokimi i procesit të financimit të projekteve. Ai ka theksuar se qeverisja komunale ka realizuar pagesat ndaj operatorëve ekonomik që i kanë kryer punët për të cilat janë kontraktuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)