Arbëri

Kërkohen më shumë orë të edukatës fizike në shkolla

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë adresuar nevojën për fillimin e mbajtjes së lëndës së edukatës fizike nga pedagogët e sportit që nga klasa e parë, si dhe rritjen e numrit të orëve të kësaj lënde, nëpër shkollat e të gjitha niveleve të Kosovës.

Kjo kërkesë ka dalë edhe nga hulumtimi, “Rinia, kreativiteti, Sporti”, që e ka bërë nëpër shkollat e tri komunave të Kosovës , Pejë, Istog dhe Klinë Organizata joqeveritare “KADC”, mbështetur nga USAID-i, nga i cili rezulton se 90 për qind e nxënësve kërkojnë që të ketë më shumë orë të lëndës së edukimit fizik në shkollë, shkruan sot Koha Ditore.

Shkumbin Spahija, drejtor i KADC-së, ka thënë se meqë pjesën më të madhe të kohës fëmijët e kalojnë në mjedisin shkollor, besohet se ai është vendi i duhur ku duhet të fillojë edukimi në lidhje me rëndësinë dhe dobitë e aktivitetit fizik.

Studime të shumta tregojnë se angazhimi i fëmijëve në sport shmang vëmendjen e tyre ndaj dukurive negative, siç janë sjelljet ekstremiste, pastaj alkooli, droga, duhani, etj, ka thënë Spahija.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)