Kosovë

Pesë mijë euro për ekskursionin disaditor të kuvendarëve

 

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Lipjanit me vota anonime kanë ndarë gjithsej pesë mijë euro për të shkuar në një ekskursion disaditor në bregdetin e Shqipërisë, nëpërmjet Sindikatës së Administratës Komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Një vendim i tillë është cilësuar i kundërligjshëm nga organizata joqeveritare “YAHR”, që monitoron institucionet publike në këtë komunë.