Arbëri

30 raste të pickimeve nga rriqrat në Klinë

Foto: Alban Bujari / KD

Prej fillimit të sezonit të pickimeve në muajin shkurt, në tërë territorin e Komunës së Klinës janë regjistruar 30 raste të pickimeve,.shkruan sot Koha Ditore.

Infektologu në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, Haxhi Ibishi, njoftoi se deri tash nuk janë shfaqur probleme serioze apo sëmundje të etheve hemorragjike, përveç një rasti që konsiderohet i dyshuar.

“Deri tash kemi regjistruar 30 raste të pickimeve. Aktualisht kemi vetëm një rast serioz dhe pacienti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Pacienti nuk është me ethe hemorragjike, por si i dyshuar është dërguar për hulumtim”, tha Ibishi, duke shtuar se çdo gjë është nën kontroll në këtë komunë....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)