Orllani turistik pa mirëmbajtje të përhershme përreth liqenit

Orllani turistik pa mirëmbajtje të përhershme përreth liqenit

Nexhat Tovërlani 02 May 2019 12:34

Fshati turistik i Komunës së Podujevës, Orllani, që është ndër më të vizituarit, nuk ka mirëmbajtje të përhershme përreth liqenit të Batllavës. Mbeturina të shumta janë të shpërndara gjithandej. Aty mungojnë edhe shportat e bërllokut. Zgjidhje nuk kanë bërë as aksionet e herëpashershme për të pastruar këto sipërfaqe.

Drejtori ekzekutiv i OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, Rexhep Zeka, i cili ka marrë pjesë në këto aksione, thotë se me aksione njëditore nuk mbahet pastërtia. Sipas tij, ato më shumë shërbejnë për sensibilizim të qytetarëve. “Sipas disa supozimeve, Orllanin gjatë vitit e vizitojnë 150 mijë vizitorë, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i madh i vizitorëve ka qenë dhe mbetet një shpresë për punësimin e të rinjve dhe një arterie e zhvillimit ekonomik të Orllanit me rrethinë dhe jo vetëm. Turizmi në ketë pjesë të vendit zhvillohet vetëm falë bukurisë natyrore që ka qëlluar të jetë në këto fshatra. Problem kryesor ka qenë dhe mbetet përkujdesja institucionale për mirëmbajtjen e pastërtisë përreth liqenit”, ka thënë Rexhep Zeka, i cili është edhe banor i fshatit Orllan.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme