Kosovë

Tensione për xhami mes banorëve në Llugaxhi të Lipjanit, gjysma duan të re gjysma ta ruajnë të vjetrën

Xhamia njëshekullore e fshatit Llugaxhi të Lipjanit dhe xhamia e re që ka nisur të ndërtohet, i ka ndarë më dysh banorët.

Megjithëse problemet për të njëjtën çështje në këtë fshat me rreth 1500 banorë, thuhet të jenë disa vjeçare, tensionet kanë filluar të rriten ditët e fundit, tash kur janë vënë themelet e xhamisë së re, raporton KTV.