Në Ferizaj dështon përmirësimi i gjendjes teknike të disa objekteve shkollore

Në Ferizaj dështon përmirësimi i gjendjes teknike të disa objekteve shkollore

Agim Ademi Agim Ademi 19 April 2019 09:24

Komuna e Ferizajt gjatë dy vjetëve të fundit ka dështuar të investojë për përmirësimin e gjendjes teknike nëpër objekte shkollore, derisa dhjetëra prej tyre po përballen me nivelin e dobët të higjienës dhe vjetërsisë së objekteve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje disa prej këtyre objekteve sa herë që ka reshje të shiut përballen me ujëra që depërtojnë nga pjesa e pullazit.

Me një gjendje të tillë po përballen edhe shollat fillore “Vezir Jashari” e “Gjon Serreçi” në qytetin e Ferizajt, si dhe shkolla “Bilall Shala” në fshatin Lloshkobare.

Gjatë periudhës së fundit kohore për t’i identifikuar këto telashe është angazhuar rrjeti i OJQ-ve “Avonet” duke vizituar dhjetëra objekte shkollore në këtë komunë. Kenan Gashi, drejtor në këtë OJQ, ka thënë se Drejtoria e Arsimit ka dështuar të bëjë investime konkrete për përmirësimin e gjendjes teknike nëpër objekte shkollore. Sipas tij, me urgjencë duhet të ndërrohen pullazet e disa objekteve shkollore me arsyetim se ato pikojnë sa herë që ka reshje të shiut.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme