Kosovë

Për 180 ditë përfundon rruga Gërlicë e Epërme - Shtërpcë – Brezovicë

Foto: MIT
 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në përurimin i fillimit të punimeve në rehabilitimin e rrugës regjionale Gërlicë e Epërme - Shtërpcë – Brezovicë.

Rehabilitimi i kësaj rruge me gjatësi prej 15.3 kilometra, ka kosto mbi 1.2 milion euro ndërsa, sipas MIT-së, punimet për këtë segment parashihet të përfundojnë brenda 180 ditë pune.