Kosovë

AAK-ja në Lipjan kërkon shkarkimin e këshilltarit që iu bashkëngjit PDK-së

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Lipjan, ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal ta shkarkojë ish-këshilltarin e tyre në KK, Ukë Kryeziu, me arsyetim se prej kohësh ai nuk po e përfaqëson AAK-në në Kuvend dhe as në Komitetin për politikë e financa, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky subjekt opozitar nëpërmjet një shkrese zyrtare të enjten, dërguar kryesuesit të KK-së, Daut Azemi, ka kërkuar që Komiteti për Politikë e Financa të përfaqësohet nga një këshilltar i AAK-së derisa ish-këshilltari i tyre Ukë Kryeziu, pa ndonjë njoftim zyrtar është futur në struktura të subjektit të PDK-së në fshatin Sllovi.