Arbëri

Nxënësit e Bajçinës mësojnë në objektin e ndërtuar 70 vjet më parë

Descriptive Text

Një objekt i vogël, i vjetër 70 vjet, ende shërben si shkollë për 307 nxënësit e fshatit Bajçinë të Podujevës. Gjithçka moderne mungon në këtë objekt të dijes, që mban emrin e Emin Durakut, shkruan sot “Koha Ditore”.

I vetmi kompjuter që gjendet aty është ai i drejtorit të kësaj shkolle, Bashkim Lepaja. E pos që nuk ka as kabinete, edhe klasat nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për mësim.

“Kushte më të vështira nuk besoj që ka në asnjë shkollë të Komunës së Podujevës”, thotë drejtori Lepaja. “Shkolla i ka 307 nxënës në 14 paralele me parashkollorë. Së pari parashkollorët nuk e kanë inventarin e tyre, por mësojnë në klasë të rregullt që shfrytëzohet edhe nga nxënësit më të rritur. Për kabinete s’po flasim fare. Shkolla është në gjendje shumë të keqe; suvatim i dëmtuar, pa ngjyrosje, ngrohje me stufa. Dhe me këtë gjendje është e pamundur pastërtia, me gjithë angazhimin”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)