LDK-ja kërkon finalizimin e hartës zonale në Ferizaj

LDK-ja kërkon finalizimin e hartës zonale në Ferizaj

Agim Ademi Agim Ademi 03 April 2019 10:34

Prej dy vjetësh po vazhdon të zvarritet procesi i hartimit të hartës zonale në Komunën e Ferizajt, që synon t’i zgjidhë planifikimin dhe planet rregullative të Komunës. Hartat zonale derivohen nga Plani Zhvillimor Komunal dhe rregullon të gjitha lidhjet me planifikimet urbane. Po ashtu ky projekt parasheh ndërtime të institucioneve arsimore, shëndetësore, ndërtime të banesave kolektive, ndërtime të rrugëve etj.

Rreth kësaj çështjeje, nëpërmjet një komunikate për media, ka reaguar subjekti më i madh opozitar, LDK, dega në Ferizaj, duke kritikuar drejtuesit e sektorit të Urbanizmit me arsyetimin se nuk e kanë vullnetin për t’i kryer punët e tyre karshi qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

“Nëse i referohemi Ligjit 04/L-174 për planifikim hapësinor, në nenin 11 te përgjegjësitë e autoritetit përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor, shohim te pika 1.5. se hartimin e Hartës Zonale në përputhje me hartën Zonale të Kosovës dhe normat teknike të planifikimit hapësinor, Komuna duhet t'i kryejë 9 muaj pas miratimit përfundimtar të Planit Zhvillimor Komunal”, thuhet midis të tjerash në komunikatën e LDK-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme