Kosovë

Ferizajt po “i rrëshqasin” gabime - në mungesë inspektimi të projekteve që i financon

 

Grupi i të rinjve “Sky” në Ferizaj nëpërmjet organizatës joqeveritare “World Vision” e, me mbështetje të GIZ-it gjerman dhe Komunës së Ferizajt kanë përfunduar projektin më të ri për vendosjen e shportave “eko-miqësore” për hedhjen e mbeturinave në këtë qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në pjesën e sipërme në secilën shportë është vendosur nga një glob, mirëpo sipas mbishkrimeve të tyre nëpërmjet vijave kufitare tregojnë se Kosova është pjesë e Serbisë.