Arbëri

Në Malishevë shtrohet rruga që lidhë dy fshatra

Asfaltohet rruga që lidhë fshatrat Plloqicë dhe Plloqicë e Poshtme, me një gjatësi rreth 2.5 kilometra, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Asfaltimin e kësaj rruge, sot e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e këtyre dy fshatrat për t’i uruar për rrugën e cila i lidhë dy fshatrat.

“Rregullimi i kësaj rruge ka qenë jetike për banorët dhe më në fund, prej që ekzistojnë këto dy fshatra, lidhen me rrugë të asfaltuar. Unë ju uroj juve për rrugën e re, e cila besoj se ka rëndësi të madhe për ju, pasi do t’i shmangni shumë kilometra që keni bërë deri tani, për shkuar nga fshati në fshat”, ka thënë Berisha. “Rregullimi i infrastrukturës, vazhdon të mbetet prioritet për ne dhe deri në rregullimin e të gjitha rrugëve, ne nuk do të ndalemi”.

Berisha, ka shtuar se do të vazhdohet me investime në rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës.