Arbëri

Obiliqi i shpall 1.5 hektarë zonë me interes për parqe dhe objekt social

Descriptive Text

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka marrë vendim për të shpallë zonë me interes të përgjithshëm një hektar e gjysmë tokë në pjesën juglindore të qytetit. Në këtë sipërfaqe aktualisht ka objekte banimi e lokale. Pronarë aty janë Kuvendi Komunal i Obiliqit, Korporata Energjetike e Kosovës, Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës Obiliq dhe Vëllezërit Kariq.

Tashmë Komuna i ka dorëzuar disa vendime për lirimin e objekteve. Një të tillë e ka marrë edhe Kushtrim Bërbatovcit që punon frizer në një lokal skaj rrugës. Ai nuk e kundërshton vendimin e Komunës, por ankohet për kohën e shkurtër që u është dhënë për t’i bartur gjërat nga aty.

“Vendimi na ka ardhur në fillim të muajit mars nga Komuna për me largua këtë lokal. Na kanë dhanë veç 1 muaj afat që t’i largojmë gjërat brenda lokalit, ndërsa rrënimin e bën kompania që e angazhon komuna. Tash na po e lirojmë objektin. Lokalin e kam qe 8 vjet. Tash na duhet me dalë me qira. Kohë na kanë dhanë pak se për 1 muaj është kohë e shkurt me u përgatit”, ka thënë ai.

Por, sipas tij, Komuna nuk ka lëshuar vendim edhe për objektin kolektiv që gjendet prapa lokalit, e që parashihet rrënimi edhe i tij.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)