Arbëri

Qytetarët në Pejë kërkojnë raportim prej Policisë pas denoncimit të rasteve

Në një debat me drejtues të Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK) dhe Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, qytetarët janë ankuar se nuk po marrin informata për rastet që i denoncojnë në polici.

Arbër Beka, udhëheqës i divizionit për marrëdhënien me publikun në IPK, tha se me qytetarët kanë një mision të përbashkët për ngritjen e nivelit të profesionalizmit të policisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Kur vëreni një sjellje të keqe të policisë, kur nuk jeni të kënaqur me nivelin e shërbimeve që ofron policia dhe këto ankesa i adresoni në IPK, sepse kur rritet niveli i profesionalizmit të policisë rritet edhe niveli i përgjithshëm i sigurisë”, theksoi Beka rëndësinë e raportimit në policisë të shkeljeve eventuale të detyrës nga ana e zyrtarëve të policisë dhe për pakënaqësinë e shërbimeve nga policia.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)