KFOR-i ofron ndihmë tokësore e ajrore për të shuar zjarrin në malet e Deçanit Foto: KFOR

KFOR-i ofron ndihmë tokësore e ajrore për të shuar zjarrin në malet e Deçanit

23 March 2019 17:23

KFOR-i është vendosur në Pejë dhe Deçan me kapacitete të zjarrfikjes duke ofruar kështu ndihmë ndaj Brigadës së Zjarrfikësve dhe Policisë së Kosovës të Pejës e Deçanit të cilët po luftojnë zjarret në malet e Deçanit, në afërsi të Manastirit.

Në një postim në Facebook, forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë kanë shkruar se ky zjarr nuk ka prekur asnjë zonë banimi ndërsa shtojnë se mbesin vigjilentë për të ofruar ndihmë nëse është e nevojshme.

“Kamionë të zjarrfikjes dhe helikopterë të KFOR-it me kapacitete të luftimit të zjarrit janë pozicionuar për të mbështetur Brigadën e Zjarrfikjes dhe Policinë e Kosovës të Pejës dhe Deçanit për të fikur një zjarr, që ka nisur të ndizet mbrëmë në një pyll në afërsi të Deçanit. Zjarri nuk ka kërcënuar asnjë zonë rezidenciale dhe KFOR-i mbetet vigjilent të ofrojë asistencë nëse është e nevojshme”, thotë KFOR-i në një postim në Facebook, raporton Koha.net.

Më tej thekson se KFOR-i është çdo herë i gatshëm të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë.

  • Foto: KFOR
  • Foto: KFOR
  • Foto: KFOR
  • Foto: KFOR
  • Foto: KFOR
  • Foto: KFOR

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme