Familja 10 anëtarëshe në Malishevë mbetet pa shtëpi, iu dogj tërësisht

Familja 10 anëtarëshe në Malishevë mbetet pa shtëpi, iu dogj tërësisht

23 March 2019 12:21

Një shtëpi në fshatin Kërvasari të Komunës së Malishevës, është djegur tërësisht dhe dhjetë anëtar të kësaj familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin nga Komuna e Malishevës, ku thuhet se këtë familje, sot në orët e para të mëngjesit, e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka thënë se do t’i bëhet një zgjidhje e shpejtë për t’i siguruar strehim.

Gjatë vizitës në familjen e Lulzim Bytyçit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur keqardhje për djegien e shtëpisë, dhe pas vizitës ka deklaruar do të shikohen të gjitha mundësitë, për një zgjidhje të shpejtë për familjen Bytyçi, në mënyrë që t’i rregullohet shtëpia dhe të sigurohet banimi për këtë familje.

Familja Bytyçi, përkohësisht pritet të strehohet tek të afërmit e tij në Kërvasari.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme