Arbëri

Në Pejë kërkohet kujdes më i madh institucional për personat me sindromën down

Personave me sindromën down në qytetin e Pejës ende u mungojnë mbështetja dhe hapësira për jetë të pavarur në mesin e shoqërisë, si dhe pjesëmarrja e angazhimi i tyre në punësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo problematikë është diskutuar të enjten në Pejë, në një tryezë të organizuar nga Qendra për Jetë të Pavarur, që ndodhet në Vitomiricë. Kjo është qendra e vetme në rajonin e Pejës që u ofron qëndrim ditor personave me nevoja të veçanta, në mesin e tyre janë persona me retardim mendor, autistë dhe me sindromën down.

Në këtë tryezë të organizuar në kuadër të projektit “Shërbimet sociale cilësore ditore domosdoshmëri për personat me aftësi të kufizuara mendore”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e mbështetur nga organizata “Save the Children”, u dëgjuan sfidat e shumta me të cilat përballen këta persona dhe nevoja e rritjes së bashkëpunimit dhe e mbështetjes së institucioneve shtetërore organizatave që punojnë me këta fëmijë me nevoja të veçanta.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)