Kosovë

Ferizaj me plan ideor për subvencionimin e bizneseve fillestare

Ferizaj me plan ideor për subvencionimin e bizneseve fillestare
 

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt ka përgatitur një plan ideor për t’i përkrahur bizneset e vogla fillestare dhe ato ekzistuese nëpërmjet subvencioneve në këmbim të pajisjeve.

Kjo drejtori me buxhet prej rreth 350 mijë eurosh edhe gjatë këtij viti do të funksionojë në shërbim dhe përkrahje të bizneseve. Gjatë kësaj periudhe të vitit janë regjistruar gjithsej 363 biznese, prej tyre 105 individuale dhe 258 biznese SH.P.K.