Shtimi i rasteve të zjarreve nxit akuza institucionale reciproke Foto: Koha

Shtimi i rasteve të zjarreve nxit akuza institucionale reciproke

Feim Azemi 16 March 2019 10:00

Shtimi i zjarreve të qëllimshme në Komunën e Gjilanit ka bërë që institucionet të akuzojnë njëra-tjetrën për mosbashkëpunim rreth parandalimit dhe shuarjes së tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan akuzon Sektorin Pyjor se rojat e pyllit nuk janë në nivel të detyrës, ngase nuk po i raportojnë rastet e zjarreve, të cilat po përhapen në pyjet e kësaj komune.

Kurse Njësia e zjarrfikësve në Gjilan konfirmon se ka rritje të numrit të zjarreve, të cilat dyshohen se po shkaktohen qëllimisht, ngase, sipas tyre, ekziston një perceptim nga pronarët e tokave se barishtet pastrohen duke ua vënë zjarrin.

Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk janë të kënaqur me këtë bashkëpunimin ndërinstitucional, sepse sipas tyre ai duhet të shtrihet në terren.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme