Kosovë

Ndarja e zyrave për Kryqin e Kuq dhe arsimtarët pensionistë, e kundërligjshme

Ndarja e zyrave për Kryqin e Kuq dhe arsimtarët pensionistë, e kundërligjshme

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Malishevës për ndarjen e zyrave për ushtrimin e aktiviteteve për degën e Shoqatës së Kryqit të Kuq dhe atë të Shoqatës së Arsimtarëve Pensionistë është kthyer prapa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ministri ka kërkuar rishqyrtimin e këtij akti nga organet komunale meqë ka konstatuar se ai është i kundërligjshëm. MAPL ka bërë të ditur se vendimmarrja e kësaj natyre është kompetencë e Ekzekutivit lokal dhe jo e Kuvendit të Komunës.