Komuna e Prizrenit të enjten ka njoftuar se inspektorët e saj kanë gjetur mish pule e gjedhi me afat të skaduar në një supermarket në rrugën Prizren-Gjakovë, dhe se i kanë asgjësuar këto produkte ushqimore.
Vlera e mishit të asgjësuar sipas DI-së është afër 3 mijë euro. Inspektori i Veterinarisë ka propozuar që ndaj operatorit ekonomik në fjalë të merren masat sipas ligjeve në fuqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Drejtoria e Inspektoratit, gjatë kontrollit të rregullt inspektues më 13 mars ka konstatuar se në supermarketin ‘Super Viva’, i cili gjendet në magjistralen Prizren-Gjakovë janë hasur produkte ushqimore me prejardhje shtazore me afat të skaduar dhe me ndryshime organoleptike (pamje, era, ngjyra, shija), si: 1. Mish pule e markës AIA me afat të skaduar në sasi 225.6 kg X 3.60 euro për kg, gjithsej 812.16 euro; 2. Mish pule (kaqika) 12.6 kg X 1.70 euro për kg, gjithsej 21.40 euro; 3. Mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.7 kg X 6.30 euro, gjithsej 2,045.61 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Drejtori për Inspektorate, Islam Thaqi, ka sqaruar se e tërë kjo sasi e mishit “gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet tyre”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)