Kosovë

Riorganizimi i trafikut në disa rrugë krijon kaos në Ferizaj

 

Komuna e Ferizajt ka bërë riorganizimin e lëvizjes në trafik në disa rrugë, derisa të realizohet faza e parë e projektit “Bashkimi i Qytetit”. Por, këto ndryshime kanë krijuar kaos.

Gjatë së hënës kanë reaguar Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, subjekti opozitar LDK dhe vetë qytetarët me arsyetim se një ndryshim i tillë i qarkullimit nuk është pëlqyer nga askush. Në njoftimin e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt sqarohet se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht te kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën urbane “Latif Hasani”.