Këshilltarët e partisë në pushtet (LDK), ata të PDK-së, AAK-së dhe disa këshilltarë të partive më të vogla nuk u kanë dhënë mbështetje rekomandimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e barazisë gjinore. Në një seancë të jashtëzakonshme, që është thirrur nga VV-ja, është thënë se duhet të angazhohen çdo ditë për të drejtat e grave.
Doruntina Hasani nga LVV-ja, iniciuese e kësaj seance, ka thënë se shoqëria nuk mund të ketë progres pa pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grave, shkruan sot Koha Ditore.
“Prandaj këtu kam një deklaratë me disa rekomandime e që shpresoj se do të gjejë mbështetjen e të gjithë asamblistëve. Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 24, Ligjin për Barazi Gjinore Nr. 05/L -020, Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje Nr.03/L-18, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi Nr. 05/L -021. Duke pasur parasysh se pabarazia në një masë të madhe është sistemore, ajo vjen edhe nga qeverisja lokale, e cila nuk i zbaton ligjet e sipërpërmendura. Komuna ka resurse e mekanizma dhe brenda kompetencave të veta mund të bëjë punë shumë më efikase në luftimin e pabarazisë”, ka thënë Doruntina Hasani.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)