Arbëri

GAP: Ahmeti realizoi 14 projekte nga 72 të premtuara

Instituti për Studime të Avancuara GAP ka publikuar raportin monitorues për ekzekutivin e Komunës së Lipjanit, dhe premtimet e fushatës elektorale të kryetarit të kësaj komune, Imri Ahmeti, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas këtij instituti, kryetari Ahmeti nga 72 premtimet e dhëna gjatë fushatës së fundit zgjedhore, deri tashti ka realizuar vetëm 14 projekte kapitale, ndërkaq 12 të tilla janë në proces të implementimit, 14 të filluara dhe 32 të tilla kanë mbetur ende të pashqyrtuara. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).