Qeverisja lokale e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë nuk ka arritur të miratojë vendimin për bartjen e të hyrave vetjake nga viti i kaluar. Kjo parti, që qeveris prej pas luftës, nuk i ka ndodhur (të paktën qe 3 mandate) të mos i ketë votat e mjaftueshme (atëherë kur është dashtë vetëm shumica e thjeshtë) për të kaluar ndonjë vendim.
Por, këtë herë ekzekutivit të kësaj komune nuk i kanë mjaftuar as votat e katër këshilltarëve jashtë LDK-së (2 që ishin përjashtuar nga PDK-ja dhe AAK-ja, 1 i PD-së dhe 1 i OBKD-së) për të miratuar bartjen e më shumë se gjysmë milioni euro, pasi kundër kësaj pike ka votuar njëri nga këshilltarët e LDK-së, Agron Hyseni. Ai ka thënë se bazuar në projektet e planifikuara nuk është bërë një investim racional nëpër fshatra. Sipas tij, 70 për qind e fshatrave nuk janë të përfshira në këto investime.
“Prandaj, shpreh mospajtimin tim dhe nuk do ta përkrahi”, ka thënë ai në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)