Kosovë

Zgjerohet përbërja e Këshillit Komunal të Prizrenit për Siguri në Bashkësi

 

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit njëzëri janë pajtuar për plotësim-ndryshimin e vendimit për themelimin dhe përbërjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Përpos dy zëvendësimeve që janë bërë në përbërjen e KKSB-së, me vendimmarrjen e fundit të KK-së, këtij organi këshillues i janë shtuar edhe pesë anëtarë, tre prej të cilëve vijnë nga bashkësitë fetare të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.