Propozimvendimi i Lëvizjes Vetëvendosje për t’ia ndaluar KEDS-it vendosjen e njësorëve elektrikë në majë të shtyllave në Komunën e Podujevës nuk është përkrahur nga partia në pushtet, LDK. Edhe pse të njëjtit kishin votuar pro futjes në rend dite të kësaj pike që e kishte propozuar shefi i Grupit të këshilltarëve të VV-së, Fitim Haziri, ata (bashkë me dy këshilltaret e përjashtuara nga PDK e AAK) kanë qenë kundër vendimit si i tillë. Ndërkohë që e kishin përkrahur PDK dhe AAK.
I tërë debati për këtë çështje është zhvilluar para se të miratohej rendi i ditës në mbledhjen e së hënës. Fillimisht, shefi i GK të VV-së, Fitim Haziri, e ka paraqitur propozimvendimin që kompanisë private KEDS t’i ndalohet vendosja e njësorëve për matjen e energjisë elektrike në shtyllat e rrjetit elektrik në hapësirat publike në tërë territorin e Komunës së Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.
Ndalimi i vendosjes së njësorëve për matjen e energjisë elektrike në hapësira publike, sipas Hazirit, bëhet për arsye të shkeljes së të drejtave elementare të njeriut, që janë siguria dhe transparenca në qasje të gjendjes së shpenzimeve elektrike në njësorët elektrikë.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)